 |
|
|
 |
|
 |
 |
|
KURSI I KEMBIMIT |
|
9 Janar |
|
|
|
BLEJ |
SHES |
 |
 |
 |
USD |
91.50 |
94.30 |
 |
 |
 |
EURO |
135.22 |
139.36 |
 |
 |
 |
GBP |
144.14 |
148.55 |
 |
 |
 |
CHF |
89.16 |
91.88 |
|
 |
 |
|
SONDAZH |
Ky sondazh eshte c'aktivizuar
|
 |
|
| |
|
 |
 |
 |
 |
|
|
|
 |
| Ermira Danaj: Partia Socialiste duhet tė bėhet parti e majtė |
 |
|
INTERVISTOI: BLERINA GJOKA |
 |
Ermira Danaj u bė pjesė e forumeve tė Partisė Socialiste nė kohėn kur Edi Rama, kryetar i ri i kėsaj partie, solli pranė vetes politikanė tė rinj, pėr tė reformuar partinė dhe strukturat e saj. Vajza e publicistit dhe njė prej themeluesve tė PS-sė, Koēo Danajt, ajo nė fakt shumė shpejt u bė e vjetėr pėr Ramėn, i cili ndryshoi preferencat kur bėri listėn e kandidatėve pėr deputetė, duke futur nė tė gra qė skishin asnjė lidhje politike me PS-nė dhe qė si njihte askush nė bazėn e partisė. Ermira Danaj ėshtė njė nga shembujt e atyre qė besuan shumė tek Rama dhe filozofia e tij pėr njė politikė tė re dhe u zhgėnjyen po aq shumė nga dalja nga shinat e kėsaj filozofie dhe nga gabimet e mėtejshme nė fushatė, qė ēuan nė humbjen e PS-sė. Danaj si shumė tė tjerė nė PS kėrkon qė me humbjen e zgjedhje, PS duhet tė rikthehet tek vetvetja, pra tė bėhet njė parti e majtė, duke hequr dorė njė herė e mirė nga projekti pėrtej sė majtės e sė djathtės, njė nga arsyet e humbjes sipas Danajt.
Znj. Danaj, emri juaj u lidh me prurjet e reja tė Edi Ramės nė PS kur erdhėt nė krye tė forumit tė gruas. Por nė fakt krejt papritur emri juaj nuk ishte nė listėn e kandidateve pėr deputete, ashtu siē mungonin dhe shumė gra tė tjera, anėtare tė kryesisė, ose me funksione tė ndryshme nė kėtė parti. Cila ėshtė e vėrteta e moskandidimit tuaj?
Personalisht nuk di asnjė tė vėrtetė apo arsye tė moskandidimit tim apo tė kolegeve dhe bashkėpunėtoreve tė tjera socialiste, tė cilat nuk ishin pjesė e listės sė kandidatėve pėr deputetė tė PS-sė. Por dua tė theksoj pėrsėri se angazhimi im nė politikė nuk varet nga asnjė lloj liste, po ka tė bėjė vetėm me respektin ndaj bindjeve tė mia tė majta, qė nuk datojnė nė vitin 2007, po qė prej vitit 1992, tė forcuara edhe nga formimi im profesional dhe politik nė Zvicėr. Dhe janė kėto bindje tė majta qė mė bėjnė tė besoj se vetėm e majta do tė mund tė sjellė ndryshimin e thellė tė vendit, dhe jo njė progres tė tėrhequr zvarrė, sikurse ka ndodhur kėto katėr vjet.
Nė lidhje me moskandidimin e shumė grave drejtuese dhe aktiviste tė PS-sė, dua tė pėrsėris, se edhe ajo qė nga disa u reklamua si njė arritje e Kodit tė ri Elektoral, kuota gjinore 30%, vėrtet ishte njė arritje nė kėtė ambient politik me njė dominim mashkullor, por qė pėr fat tė keq u shtrembėrua si nga Partia Demokratike ashtu edhe nga partia ku unė bėj pjesė. Kėto lista vėrtet arritėn me zor tė madh tė kishin 30% gra, por ama ka njė ndryshim tė madh midis kandidateve pėr deputete dhe deputeteve. Dhe pikėrisht sepse pėrsėri lista rezultoi tė ishte mė shumė njė produkt preferencash dhe interesash sesa kontributesh, PS do tė ketė nė Parlament vetėm 11 gra deputete qė pėrbejnė vetėm 17% tė grupit parlamentar socialist. 17% nuk ėshtė 30%, ėshtė gjysma. Ndėrsa shumė gra tė tjera socialiste dhe aktiviste tė shkėlqyera prej vitesh u vendosėn nė vendet e fundit tė listės, veē sa pėr tė mbushur 30% e detyrueshėm nga kodi. Pra, ēėshtja nuk shtrohet tek emri im apo tek emrat e pėrveēėm, por tek fryma me tė cilėn u bė lista e kandidatėve pėr deputetė tė Partisė Socialiste.
Babai i juaj, publicisti Koēo Danaj ėshtė shprehur se heqja e emrit tuaj ishte njė hakmarrje cinike e Ramės karshi tij, pėr shkak tė miqėsisė me Ilir Metėn...
Mendoj se pėr kėtė ju mund ti bėni njė intervistė Koēos pėr ta pyetur mė gjerėsisht dhe pėr tė ditur mendimin e tij. Unė di vetėm qė babai im ka qenė mik me tė gjithė drejtuesit e PS-sė qė kanė pasur apo e kanė synuar kreun e saj, si Fatos Nano, Pandeli Majko, Ilir Meta e qysh prej vitit 2003 edhe vetė Edi Rama.
Pas kaq kohe tė qėndrimit nė PS dhe nė politikė, a jeni zhgėnjyer nga mbėshtetėsi fillestar i juaji, pra zoti Rama? Nėse po, ēfarė rrugėsh po kėrkoni pėr tė gjetur hapėsirėn tuaj politike brenda Partisė Socialiste?
Ju siguroj se hapėsira ime politike nuk mund tė lidhet apo varet vetėm nga njė emėr, ashtu sikurse unė nuk mund tė zhgėnjehem nga njė drejtues partie vetėm, duke u bazuar te marrėdhėniet e mia personale me tė. Ėshtė Edi Rama qė nė vitin 2007, afroi pranė strukturave tė PS-sė shumė ekspertė tė fushave tė ndryshme, tė cilėt politikėn e kishin pasion dhe jo mjet mbijetese apo pėrfitimi. Dhe unė kėtė nuk kam si tė mos e vlerėsoj. Ėshtė Edi Rama ai qė nė 2007 shpėrndau nė kongres njė libėrth tė vogėl, tė cilin shumėkush mund tė mos e ketė lexuar, por nė tė cilin hidhen teza tė rėndėsishme pėr ndėrtimin e njė tė majte moderne, teza, tė cilat nėse do tė ishin zhvilluar dhe konkretizuar do tė kishin sjellė njė rezultat krejt tjetėr nė kėto zgjedhje, por qė pėr fat tė keq u lanė nė mes tė rrugės. Ajo qė mua sot mė zhgėnjen, nėse mund tė shprehem kėshtu, ėshtė qė Edi Rama i 2009 ka hedhur poshtė Edi Ramėn e vitit 2007. Nė lidhje me angazhimin tim nė politikė, sikurse e thashė mė sipėr, do ta vazhdoj duke punuar edhe mė shumė se mė parė pėr fitoren e Partisė Socialiste jo vetėm nė zgjedhjet lokale tė vitit 2011, por edhe nė ato tė pėrgjithshmet tė parakohshme po tė vitit 2011, sepse Shqipėria ka nevojė pėr njė qeverisje tė majtė, me njė program tė majtė e qė do tė zbatojė politika tė majta, tė cilat nė radhė tė parė do tė realizojnė rritjen e mirėqenies sė qytetarit, sepse u bėnė tashmė 18 vjet qė dėgjojmė vetėm premtimin zbutje varfėrie, qė nuk bėn asgjė, por e lė pėrsėri varfėrinė nė vend, vetėm sa e zbut. Zbutje varfėrie ėshtė vetėm tranzicion, rritje mirėqenie ėshtė zhvillim dhe progres dhe e pėrsėris unė jam e bindur qė kėtė do e realizojė vetėm njė program i majtė i Partisė Socialiste.
Para disa ditėsh u zhvillua mbledhja e Asamblesė Kombėtare e Partisė Socialiste, nė tė cilėn u paraqitėn dy rezoluta, njė prej kryetarit Rama dhe njė tjetėr prej njė grupi anėtarėsh tė AK-sė, tė cilat kishin tė bėnin me qėndrimin e PS-sė mbi zgjedhjet. Cili ishte qėndrimi juaj?
Mbledhja e Asamblesė Kombėtare ishte njė mbledhje e pritshme, duke parė situatėn nė tė cilėn Partia Socialiste pas zgjedhjeve tė 28 qershorit pėrsėri do tė jetė nė opozitė. Dhe, edhe pse njė mbledhje e gjatė, pėr mendimin tim ishte shumė e rėndėsishme, sepse ishte hapi i parė i njė procesi analize nė tė cilėn Partia Socialiste duhet patjetėr tė hyjė. U paraqitėn dy rezoluta, tė cilat nė dukje mund tė ishin tė ngjashme, por qė kishin njė element tė rėndėsishėm qė i dallonte. Unė votova kundėr rezolutės sė propozuar nga kryetari i partisė nė radhė tė parė pėr kėtė element, qė do e shtjelloj mė poshtė. Qėndrimi i shumicės nė AK, tė cilėt votuan edhe pėr rezolutėn e Ramės, ishte mosnjohja politike e zgjedhjeve pėr shkak tė mosrealizimit tė standardeve nė kėto zgjedhje, qė do tė thotė qė kėto zgjedhje u humbėn vetėm pėr shkak tė vjedhjes sė votės dhe manipulimeve. Personalisht e mendoj pak ndryshe, ndaj firmosa rezolutėn tjetėr, e cila nuk mohonte asgjė nga parregullsitė dhe manipulimet nė zgjedhje, por nė tė njėjtėn kohė kėrkonte edhe bėrjen e njė analize tė thellė brenda PS, pėr tė parė se kush ishin gabimet qė ne bėmė qė na ēuan nė kėtė rezultat. Nėse PS nuk do tė bėjė njė analizė tė thellė tė kėsaj situate dhe arsyeve tė humbjes, do tė thotė qė asnjė reflektim pozitiv nuk ėshtė bėrė. Dhe elementi i parė, por edhe mė i rėndėsishėm i kėsaj analize, duhet tė jetė pozicioni i vetė Partisė Socialiste, identiteti politik i saj. Nė kėto zgjedhje, Partia Socialiste u paraqit si njė parti pa identitet politik, si njė parti pėrtej tė majtės e tė djathtės, me pėrfaqėsues tė saj, tė cilėt pa asnjė lloj ndrojtjeje shpreheshin se nuk ishin socialistė, por i pėrkisnin njė projekti qė nuk dihej se ēprojekt ishte, i majtė, i djathtė, apo bosh. Ēfarė politikash do tė mbrojnė nesėr nė Parlament kėta pėrfaqėsues nėse vetė nuk i pėrkasin bindjeve tė majta? Apo do votojnė sipas interesave personale, tė ēastit, sipas urdhrit ose thjesht kundėr Berishės? Por tė mos harrojmė, vota anti ėshtė votė destruktive. Jo vetėm kaq, por kjo humbje ose mė saktė fshehje e identitetit politik tė PS dukej edhe nė disa deklarata qesharake tė fshirjes sė ēdo historie para vitit 2005, a thua se Partia Socialiste nuk kish ekzistuar mė parė, nuk kish bėrė opozitėn e jashtėzakonshme dhe tė lavdishme tė 1992-1997, nuk kish fituar referendumin e Kushtetutės nė vitin 1994, nuk kish marrė vendin e shkatėrruar nė 1997 dhe nuk e kishte ēuar atė nė vitin 2005 me institucione tė transformuara dhe tė besueshme etj. Dhe fshirja e memories sė partisė mė tė madhe politike ėshtė hapi i parė i fshirjes sė memories sė kombit, tė cilit i pėrket. Nuk mund kurrsesi tė mohoj se nė PS u bė njė punė e madhe pėr pėrgatitjen e programit tė aq pėrfolur, por nuk u arrit kurrė qė ky program tė paraqitej si njė program i njė partie tė majtė, por vetėm si pikat e njė plani veprimi individual. Ndėrkohė qė sikurse e thashė, ėshtė Edi Rama ai qė ka hedhur nė 2007 teza pėr njė tė majtė moderne dhe nė vend qė tė zhvilloheshin pikėrisht pėr tė bėrė njė parti tė majtė moderne, u harruan dhe u lanė nė mes dhe Partia Socialiste u drejtua nė njė kah qė ishte pėrtej tė majtės dhe tė djathtės, tezė kjo e hedhur poshtė edhe nga vetė ideatori i saj, Entoni Gidens, qysh nė vitin 1996. Pra, ēėshtja mė e rėndėsishme qė shtrohet tani para tė gjithė ne socialistėve ėshtė tė kthejmė Partinė Socialiste tek e majta moderne. Vetėm duke u pozicionuar qartė si njė parti e majtė, PS mund tė vijė nė pushtet pėrsėri. Kėtė e quaj thelb, sepse nga kjo u varėn edhe ato qė tani pėrmenden si disa prej arsyeve tė humbjes sė PS, lista, programi etj. Njė partie tė majtė socialiste nuk do i vinte turp qė lista e saj e kandidatėve tė ishte pronė e socialistėve, pėrkundrazi ky duhej tė ishte kriteri kryesor, ashtu sikurse ėshtė pėr tė gjitha partitė politike. Sepse, nė Partinė Socialiste vėrehet njė fenomen i ēuditshėm, tendenca pėr ta kthyer nė apolitike. Mendoj se njė parti politike duhet tė jetė dhe tė mbetet politike, me njė mendim tė qartė politik dhe jo tė shkrihet me shoqėrinė deri aty sa tė mos dallohen mė kufijtė. Vetėm administrata shtetėrore ėshtė apolitike, por profesionale. Le tė vijmė tek programi, dhe le tiu referohemi shembujve tė vendeve tė tjera, si p.sh., politikave qė po ndjek Barack Obama. As programi qė ai paraqiti nė fushatėn e tij, dhe as politikat qė ai po zbaton sot, nuk janė pėrtej tė majtės e tė djathtės, por i pėrkasin pa as mė tė voglin dyshim tė majtės moderne. Ndėrhyrja nė treg, e pėrdorur nga Clinton dhe Tony Bler mė parė, por edhe nga Obama tani, janė politika veēse tė majta. Dhe, ėshtė pikėrisht kėtu ku e ka vendin Partia Socialiste, tek e majta moderne. E majta moderne evropiane, sot mbėshtetet tek dy dokumente tė rėndėsishme. I pari ėshtė Manifesti i tė Majtės sė Re i hartuar nga Bler, Shreder, Parson dhe Wim Kok dhe i dyti ėshtė Manifesti Qendra e Re-Rruga e tretė i hartuar nga Bler dhe Shreder. Udhėheqja e PS-sė ėshtė e detyruar tu referohet kėtyre dokumenteve dhe shumė tė tjerave tė sė majtės moderne, nė qoftė se e ka seriozisht fitoren e pushtetit.
Edhe njė pyetje tė fundit. Cili ėshtė komenti juaj pėr vendimin e LSI-sė pėr tė hyrė nė qeveri me PD-nė dhe a shikoni dritė nė fund tė tunelit pėr njė bashkim tė sė majtės? Nėse po, nė ēfarė kushtesh dhe me cilėt liderė mund tė ndodhė kjo?
LSI ėshtė njė parti qė mori pjesė nė zgjedhje nė njė koalicion mė vete, kėshtu qė mendoj se ēdo gjykim pėr koalicionin me PD duhet ta japė elektorati i koalicionit Aleanca Socialiste pėr Integrim. Ndėrkohė qė mendoj se ėshtė shumė shpejt akoma pėr tė folur pėr bashkim tė sė majtės. Nė fillim bėhesh, pastaj bashkohesh.
31/07/2009
|
|
|
|
|
|