E PERDITSHME SHQIPTARE.   Kryeredaktor Sami Neza


KURSI I KEMBIMIT
9 Janar
    BLEJ SHES
USD 91.50 94.30
EURO 135.22 139.36
GBP 144.14 148.55
CHF 89.16 91.88
SONDAZH
Ky sondazh eshte c'aktivizuar
Mashtrimi i madh me “programin” 1 mijė faqėsh
VLADIMIR KARAJ


Nga Vladimir Karaj



Programi i PS-sė shndėrrohet nė mister dhe askush nuk mund tė thotė se ēfarė kishte nė 1 mijė faqet e tij tė lidhura nė dosje tė rėnda qė nuk u lexua dot as nga anėtarėt e kryesisė sė partisė.

Askujt nuk do t’i shkonte nė mendje 2 muaj para fushatės se kur Edi Rama u paraqit nė njė emision televiziv me dy dosje tė mėdha e tė kapura letrash, pėr tė cilat tha se ishin programi “1 mijė faqėsh”, nė fakt ishin tė bardha. Mundet qė edhe ata libra tė mėdhenj, prej tė cilėve Rama tha se do tė lexonte, por nuk lexoi as njė paragraf, tė kenė qenė tė shkruara, por nėse kanė qenė me poezi apo me njė program politik, kjo mbetet mister.

Dyshimet se bėhej fjalė pėr letra tė bardha erdhėn menjėherė pasi fillimit tė fushatės dhe faktit qė askush nuk mund tė citonte qoftė edhe njė frazė nga programi 1 mijė faqėsh. As pas prezantimit me bujė nė kongres dhe as pas lanēimit tė kėngės himn tė fushatės, askush nuk publikoi qoftė edhe pak rreshta nga ato qė PS, nėse do tė vinte nė pushtet, do tė bėnte pėr shqiptarėt.

Ben Blushi, anėtar i kryesisė dhe njė nga zėrat e pakonformuar me mendimin e kryetarit brenda PS-sė, deklaronte nė asamblenė e para disa ditėve: “Ne nuk u dhamė shqiptarėve asnjė premtim, sepse nuk i dhamė asnjė program”. Kjo ishte nė tė vėrtetė dėshmia e parė konkrete e njė “mashtrimi 1 mijė faqėsh”. Mė pas, jo vetėm Blushi, por edhe mjaft persona tė tjerė me pozita tė larta nė krye tė PS-sė, pranuan se ata as qė kishin lexuar qoftė edhe njė faqe nga programi “1 mijė faqėsh”, qė edhe tani, 1 muaj pas zgjedhjeve, mbetet po aq i mistershėm dhe intrigues sa pėrrallat e “1001 netėve”.

Ermira Danaj, koordinatore e gruas nė PS, tha pėr “standard” se ajo i ka dorėzuar Ramės 30 faqe dokument tė pjesės sė programit qė kishte tė bėnte me gratė. Disa herė Rama u ėshtė referuar premtimeve pėr gratė nė konferenca pėr shtyp, por Danaj thotė se nuk e di ēfarė u bė me dokumentin e saj dhe se me programin e partisė si tė plotė “nuk ėshtė njohur”. Justifikimi i Ramės se askush nuk do ta lexonte njė program aq tė gjatė nga njė anė duket se ka qenė i drejtė, pasi 1 mijė faqe tė japin vetėm idenė e njė libri pa ide tė mirėfillta dhe tė qarta dhe ndoshta tė palexueshėm.

Por, ndėrsa ai ngulmonte se zotėronte kėtė program, ata qė duhej ta reklamonin atė te zgjedhėsit, nė kontakte tė drejtpėrdrejta dhe tė pėrditshme nuk patėn shansin tė kishin njė kopje apo qoftė edhe t’i hidhnin njė sy kopjes sė vetme qė thoshte se zotėronte kryetari. “Dikush thotė se ne kishim njė program me 1000 faqe, por unė duhet tė pohoj sot se nuk kam parė asnjė faqe tė kėtij programi. Aq mė pak, shqiptarėt nuk kuptuan dot se ēfarė do bėjmė ne pėr ekonominė, ēfarė do bėjmė pėr taksat, si do ta ulim papunėsinė, si do shpėrndajmė tė ardhurat e kėtij vendi...”, - deklaronte nė Asamblenė Kombėtare Blushi. As ai, si anėtar i kryesisė dhe njė nga krerėt drejtues tė Partisė Socialiste dhe i pari nė listėn e qarkut tė Korēės, nuk kishte pasur rastin tė lexonte programin 1 mijė faqėsh.

Faktikisht, ishte deklarata e Blushit ajo qė nxori nė sipėrfaqe atė qė dyshohej nga shumė dhe prej kohėsh, qė tė 1 mijė faqet mund tė kenė qenė tė bardha. Kjo ndoshta ishte arsyeja se pėrse njerėzit e PS-sė, qė u duhej tė dilnin nė debate televizive, nuk dinin nėse qeverisja e tyre do t’i ulte apo do t’i ngrinte taksat ditėn qė do tė vinte nė pushtet. Kjo ishte ndoshta arsyeja se pėrse tė vėnė pėrballė pyetjeve, ata nuk dinin tė thoshin se ēfarė do tė ndodhte me pronat dhe pronarėt, legalizimet dhe shumė pjesė tė tjera tė rėndėsishme tė programeve politike tė partive rivale.

Nuk dihen ende arsyet se pėrse Rama nuk bėri dot njė program apo nėse e kishte njė tė tillė; pėrse e mbajti aq sekret, saqė as njerėzit nė kryesinė e partisė qė ai drejtonte, tė mos kishin lexuar pjesė tė programit. Angazhimi tė paktėn sa i pėrket paraqitjes mediatike i dhjetėra personave nė PS pėr tė shkruar programin, por edhe vetė turi i pafund i Ramės nėpėr Shqipėri sfumohen totalisht nė momentin qė askush nuk mund tė thotė nėse ata shkruan ndonjė faqe nė lidhje me atė qė kishin ndėrmend tė bėnin nė vend. E vėrteta e programit duket se do tė mbetet e pazbardhur edhe pėr njė kohė tė gjatė dhe ndoshta argumenti mė i fortė i kundėrshtarėve tė brendshėm tė kryetarit aktual tė PS-sė qė kėrkojnė largimin e tij si ndėshkim pas humbjes.


01/08/2009  



ME TE KOMENTUARA
Topi firmos ligjin e Prokurorisë
Anila Jole, cdo dite jetoj nje histori
Olldashi: Rama të sjellë në ministri projektin e Unazës së Madhe
Fat i ndryshëm për vajza me bukuri të njëjtë...
Enver Lepenica: Përballë klithmave të korbave
PS: Qeveria të rishqyrtojë punësimin e përkohshëm
Atentati në Vienë, Zogu u kundërpërgjigj me armë
Bursa për master në Oksford, Jork, Suseks nga “Soros”, si të përfitoni
Nga Athina në Sofje; Ndërprerja e gazit dhe ekonomia, protesta të dhunshme në Bullgari
BIZH-ja, 100 milionë $ për aksin e Durrës-Kukës

ME TE LEXUARA
Listat e fituesve ne universitetet e rretheve
Listat shtese te fituesve ne universitete
Skandalet seksuale ; Të majtët, më të ndezur
Ditari i Reshat Agajt: Takimi me Kadri Hazbiun,- E more Reshat ,a fitove luften
Gjoni: Tirana e Prishtina, takim duarsh më 28 maj në tunelin e Thirrës
Historia e rrallë; Diplomati shqiptar që u internua nga KGB-ja si azerbajxhanas
Atentati në Vienë, Zogu u kundërpërgjigj me armë
Rajmonda Stefa: Mund të jetë vrarë për konflikt pronësie
Ngjela braktis “Polin e Lirisë”
Anila Jole, cdo dite jetoj nje histori
 © 2004 -2010 STANDARD sh.p.k  Te gjitha te drejtat e rezervuara. Powered by WebPhotoPro